Aksidenti tragjik i dy trenave në Greqi, rritet bilanci i viktimave, mes tyre 3 shqiptarë

Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor që tronditi Greqinë mbrëmjen e së martës.

Tre prej tyre dyshohet të jenë shqiptarë, sipas Top Channel. Mes viktimave me origjinë shqiptare, dyshohet të jetë Klaudia Lata.

Prindërit e Klaudja Lata kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre. Familja Lata bën me dije se vajza ka qenë pasagjere në tren.

Ndërkoh mësohet se ajo ishte studente në Athinë. Ata kanë shpërndarë foto dhe kanë dhënë mostra të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i trupave.

7 trupa janë karbonizuar dhe nuk mund të identifikohen me testin e AND-së.

Kërkimet vijojnë në rrënojat e trenave, edhe pse ka shumë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar..albeu.com/

 


Shtuar 2.03.2023 15:18