"Ik o langaraq!", qytetarët nuk ja përtojnë Ramës pas publikimit të videos

Kryeminsitri, Edi Rama ashtu siç bën vazhdimisht me rubrikët e tij të mëngjesit në "ERTV" edhe sot ka publikuar një video ku nga Korça.

Videon e tij Rama e shoqëron me mbishkrimin: “MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të dielë të paqtë”.

Por edhe pse Rama ka mbi 1.1 milion ndjekës në Facebook duket se jo të gjithë kanë mendime të njëjta dhe simpati për kryeministrin.

Poshtë videos ka shpërthyer qindra komente negative që i vinin në dukje problematikat që ka Shqipëria.

Një komentues e ka quajtur Ramën langaraq.

“Ik o langaraq”.

Ndërsa një tjetër i ka kujtuar kryeministrit se në vitet e demokracisë politikanët kanë luftuar për të ndërtuar sarajet e veta.

“Nuk vjen behari me nje lule zoti kryeminister po ndertoni pallate te rregulloni popullin keni 30 vjet ne demokraci keni ndertuar sarajet e juaja si ju dhe te tjeret per popullin nje celes shtepie jepni.”

Disa komente të tjera janë:

“Shiko ps ne Gramsh eshte per turp e kan kapur element me rekorde kriminale.
Ki kujdesmevendosjen kandidatit
Kryetarja aktuale ka punuar mire….”

“Mirmengjes Edo na ke premtuar legalizime falas . erjon veliaj na ka vendosur taksen qe nuk mund ta marim legalizimin sepse. jam edhe i papune faleminderit.”

“Po po behen kurset dhe ajo bordella qe keni vene per drejtoreshe ste jep diplomen,,, e ka bere drejtorine e sherbimit profesional zgaver politke …”

“Isha duke ndjek meshen e shejt live edhe sot nuk na le rehat,ndoshta zoti merret nje dit me ty,po ajo eshte detyra juaj prandaj te kemi votuar ska nevoj per reklam!”/albeu.com/


Shtuar më 10/02/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori