"Ik nga Durrësi, ik tani sa para do!" Braçe tregon presionin para seancës gjyqësore
Zëvendës kryeministri Erion
Braçe gjatë një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me seancë
gjyqësore të zhvilluar djë për ish-drejtorin e Kadastrës në
Durrës,
Liridon Pulën, i cili u la në burg.
Pas gjyqit
Braçe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj
prokurorit Arjan Ndoji, i cili tha se nuk paraqiti asnjë prove që të provonte akuzat e ngritura.
Ditën e sotme
Braçe tha se para seancës
gjyqësore, e kanë shnatazhuar duke i kërkuar që të largohet “Ik nga Durrësi se para do!”.
“Dështim më të madh për drejtësinë nuk kam. Ky është akti i fundit që ka ndodhur pas shantazhimit të Pulës, herë me para dhe herë tjetër brutalisht, i thanë: Ik nga
Durrës ik tani, sa para do”. Në
Durrës prokurori i gjykatës, apo politikanë të tjerë duan të bëjnë politikën e Kuadrit. Nuk do të jemi kurrë si ata, për të pasur akses kriminal në zyrat e shtetit.”, u shpreh
Braçe.
Ditën e djeshme zëvendës kryeministri Erion
Braçe, i pranishëm në seancën
gjyqësore të ish-drejtorit të Kadastrës në
Durrës,
Liridon Pula, i cili u la në burg, hodhi akuza ndaj
prokurorit Arjan Ndoji.
Sipas Braçes, nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.
“
Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”, tha
Braçe.
Shtuar më 05/10/2019,
ora 12:40