E kishte mbushur kabinën e kamionit me kokainë, vihet në praga shqiptari në Itali

Pasi ndalimit për kontroll në autostradën Brenner, policia ka gjetur në kabinën e një kamioni që drejtohej nga një shqiptar 34 kilogram kokakinë.

Shqiptari me banim në Itali, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos.

Seanca për vërtetimin e arrestit do të mbahet të mërkurën. Sipas medieve italiane droga nuk ishte destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. /albeu.com