Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Igli Cara: Fullani të ikë
Pëlqej
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara kërkon dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani ndërsa bën thirrje që opozita dhe mazhoranca të bëjnë një politikë ndryshe.

Fullani nuk u dorëhoq, Rama heshti, Meta vazhdoi pushimet, opozita jonë nuk pati një zë të qartë zyrtar dhe pas kësaj vjen lajmi, qeveria po përgatit një ligj të ri për administrimin e Bankës Qëndrore e Këshillit Mbikëqyrës, “këta” që drejtojnë ikin në shtator. Skandali “Fullani” ndoshta ishte një vetëtimë që paralajmëron si pozitën, ashtu edhe opozitën, që e para të ndalojë turravrapin dhe arrogancën në pushtimin e territoreve të të gjitha pushteteve (këtë radhë po pret të marrë pa luftë Bankën Qendrore), dhe opozita, ne, t’i kthehemi debatit të vërtetë politik e opozitës, që fillon te hallet e njerëzve e përfundon në sallën e Kuvendit,” shkruan Cara në një koment për Panoramën. /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori