Iftari i Dashurisë dhe Tolerancës
Albeu.com
Është organizuar në hotel Tirana International, Iftari i Dashurisë dhe Tolerancës. Shtëpia Botuese PRIZMI, e njohur për aktivitetet e veta në lidhje me dialogun dhe tolerancën ndërfetare, ka organizuar iftarin në fjalë.Shtëpia Botuese PRIZMI, e njohur për aktivitetet e veta në lidhje me dialogun dhe tolerancën ndërfetare, ka organizuar iftarin në fjalë, ku të ftuar kanë qenë përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, si kryetari i Komunitetit Mysliman H. Selim Muça, Dekani i Fakultetit Teologjik Katolik At Mario Imperatori, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse At Viktori, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun të Komunitetit Bektashian Ilir Dedej, drejtori i revistës Islamo-Cristina nga Roma, prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, Zv/ministri i Arsimit Halit Shamata, zv/ministri i Kulturës Ekrem Spahia, kryetari i minibashkisë nr. 8 Tiranë Arben Tafaj, akademikë, intelektualë, artistë, shkrimtarë dhe personalitete të fushave të ndryshme nga shumë sfera të jetës sociale, botës së artit, politikës, etj.

Pas iftarit përshëndetën përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si dhe akademikë dhe artistë, si Prof. Dr. Adriatik Kallulli, Prof. As. Dr. Gjergji Sinani, Myfarete Laze si dhe artistja e shquar Tinka Kurti, të cilët u përcollën me duartrokitje nga të pranishmit.

Shtëpia Botuese PRIZMI, me qendër në Tiranë, është e njohur si botuese ekskluziv në gjuhën shqipe i veprave të mendimtarit të shquar Gylen, i cili është renditur si intelektuali më i madh në botë (2008), sipas anketës "100 intelektualët më të mëdhenj që jetojnë", organizuar para disa muajsh dhe publikuar para pak kohësh, nga disa prej revistave më prestigjioze të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare në botë, si ajo Foreign Policy në SHBA dhe Prospect në Britaninë e Madhe.
Shtuar më 25/09/2008, ora 20:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori