Idrizi: Topi të ngrejë çështjen çame në takimet në Greqi
Pëlqej
Albeu.com
Deputeti i PS-së, Shpëtim Idrizi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bamir Topit, që gjatë vizitës së tij në Greqi të diskutojë me autoritetet e larta të shtetit fqinj edhe për çështjen çame. "Shpresoj dhe i bëj thirrje Presidentit ta ketë çështjen në axhendën e vizitës. Është një çështje, e cila nuk mund të shtyhet më. I bëj thirrje Presidentit Topi që kjo çështje të jetë në axhendën normale të tij", është shprehur deputeti socialist, me origjinë çame, Shpëtim Idrizi. Sipas tij, është në nderin e zyrtarëve të lartë të këtyre vendeve që çështja të zgjidhet në rrugë diplomatike. Kjo, tha Idrizi, është një e drejtë e parashikuar edhe në konventën ndërkombëtare. Çështja çame ende nuk ka marrë një zgjidhje konkrete, megjithëse zëri për të është ngritur vazhdimisht fort dhe deputeti i PS-së, Shpëtim Idrizi, është një nga ata persona dhe ndër të paktët politikanë që nga salla e Kuvendit ka kërkuar që t‘i jepet një zgjidhje çështjes çame. Pak kohë më parë, ai kërkoi një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për nder të viktimave çame, të cilat ishin vrarë dhe masakruar gjatë shpërnguljes nga tokat e tyre dhe më pasi i kërkoi Janullatosit që të mbante një meshë për shpirtrat e tyre.
Shtuar më 26/11/2007, ora 20:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori