Idrizi thirrje Nishanit: Gjendja alarmante, mblidh tryezën gjithëpartiake…
Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një konferencë për shtyp tha se dialogu politik dhe kombëtar ishte hapi i parë për shmangien e krizës, e cila sipas tij ka rrezik të thellohet më shumë në vazhdim nëse nuk gjendet një zgjidhje.

Për këtë arsye ai i bën thirrje Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të mbledhë një tryezë të përbashkët parlamentare për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjet parlamentare.

“Pakti kombëtar i arritur nga PDIU synonte uljen e tensioneve mes palëve si dhe për të bërë zgjedhje brenda standardit.

Pakti kombëtar i PDIU synonte plotësimin e detyrimit kushtetues për arritjen e konsensusit të gjerë për figurën e Presidentit. Pas paktit të PDIU, të tjera forca bënë të njëjtën gjë dhe erdhën me propozime të ndryshme.

PDIU beson se vetëm dialogu serioz, i shpejtë, jo vetëm politik por edhe kombëtar është hapi i parë për zgjidhje dhe shmangien e krizës që sot mund të dëshmojë se sa e thellë mund të bëhet nesër.

Edhe ligjërimi kushtetues edhe ligjërimi ultimativ po rrisin anormalitein e situatës politike. Dialogu largon krizën politike Besoj se ende ekziston koha për gjetjen e një zgjidhje që u jep besim qytetarëve.

Ndasitë do ta bëjnë edhe më dëshpërues krizën e vendit. I kërkoj Presidentit të Republikës të thërrasë një tryezë të përbahskët parlamentare për gjetjen e mjeteve për një klimë normale për zgjedhjet parlamentare.

Nga ku ne të dalim të gjithë bashkë me një zgjidhje që ja kemi detyrim qytetarëve” -tha Idrizi./albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori