Idrizi: Ministri i Jashtëm grek po sillet si fëmijë i përkëdhelur
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i është drejtuar edhe një herë Athinës, të sqarojë nëse është në luftë me Shqipërinë apo në paqe, sepse ligji i luftës vazhdon të jetë në fuqi.

“Greqia ka bërë ligje për të marrë çdo pronë të çamëve. Ligji i luftës ekziston për shkak të arrogancës së Greqisë. Falenderoj politikën shqiptare për qëndrimin e saj! Greqia duhet të sqarojë nëse jemi në luftë apo në paqe”, tha kreu i PDIU-së.

Ai hodhi akuza ndaj ministrit të Jashtëm grek, duke thënë se po sillet si fëmijë.

“Ministri i Jashtëm grek po sillet si fëmijë i përkëdhelur. Kotzias foli broçkulla, ndryshe flet në Shqipëri, ndryshe në Greqi.

Në vizitën e radhës, Kotzias do e presim me 150 mijë shqiptarë”, tha Idrizi.

Këto deklarata ai i ka dhënë sot teksa Shoqata “Çamëria” ka përkujtuar 55 vjetorin e vrasjes së çamëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori