Idrizi: Mandati ishte i sigurt, votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Kjo Javë” në “News24” ka folur sot për mandatin e tij dhe koalicionet.

Ai deklaroi se mandatin e ka të sigurt në Tiranë, por se ka ndodhur një ngatërresë. Sipas tij, shkak për këtë u bë fakti se votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër.

“Ne po marrim të gjitha të dhënat dhe po presim që KQZ të certifikojë votat dhe rezultatin. Mund t’ju them se në dijeninë time nuk janë hedhur të gjitha votat në sistem sepse janë pa hedhur ende edhe 3 kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3% që i nevojitet PDIU për të marrë mandatin në Tiranë. Por ajo që penalizon PDIU është sistemi zgjedhor. Ne kemi 12347 vota në Tiranë dhe nuk kemi mandat ndërkohë që partitë e mëdha e kanë marrë 1 mandat në Tiranë me rreth 11 mijë vota. Pra ne nuk është se nuk i kemi marrë votat por votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër”, – tha Idrizi.

Gjithashtu, duke folur për koalicionet, Idrizi tha se është gati t’i bashkojë votat me mazhorancën për Çështjen Çame, Ministrinë e Diasporës dhe referendumet. /albeu.com/





Shtuar më 01/07/2017, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori