Idrizi: Jemi në syrin e ciklonit nga idiotë të dobishëm
Gjatë një konference të mbajtur sot në Akademinë e Shkencave, Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar prej akademikëve të përfshihen në nxjerrjen e vlerave e historisë së Çamërisë.

"Genocid ishte programuar për mbi 30 vite, vijon edhe sot. Jam i bindur se e drejta do të triumfojë. Ka insinuata arrogante për të përmbysur të vërteta të mëdha. Akademikët të përfshihen në nxjerrjen e të vërtetës. Është një padrejtësi historike, genocidi dhe shkelja e të drejtave”, tha ai.

Idrizi theksoi se PDIU është vënë vënë në syrin e ciklonit. “Jemi në syrin e ciklonit nga idiotë të dobishëm edhe jashtë edhe brenda, them të dobishëm se shumë herë dëgjojmë çudira dhe një pjesë e mirë që në kuadrin e dialogut të varrezave na stigmatizojmë duke na kujtuar martirizimin që kemi pasur në 50 vjet të regjimit të Enver Hoxhës.

Ne jemi partia e shqiptarëve të Çamërisë, por edhe e gjithë shqiptarëve, do shtrihemi në gjithë vendin aty ku ka shqiptarë patriotë”, tha ai, duke ftuar qeverinë shqiptare të ndjekë me rigorozitet reciprocitetin e marrëdhënieve me Greqinë dhe çështjen e ligjit të luftës.

Ai u shpreh kundër etiketimit, sipas tij, stigmatizues që u bëhet atyre që zgjidhen në poste nga PDIU. “Kujt i thuhet drejtori çam apo drejtori kinez, e refuzojmë këtë lloj verbi shoqëror dhe politik, është turp, e turpshme, që ne të diskriminojmë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori