Idrizi: Jemi në një krizë politike, jo vetëm tek çadra por edhe në parlament
Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se klasa politike ndodhet në një krizë dhe kriza nuk është vetëm tek çadra sipas tij por edhe në parlament, aty ku janë bllokuar reformat të rëndësishme.

“Ju ftoj të bashkoheni me PDIU për forcimin e demokratizmit të vendit.

Këtë krizë nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Kuvendi i Shqipërisë, e dini shumë mirë që ka krizë, pasi është bllokuar reforma në drejtësi.

Nuk merrem me retorikë kush e ka bllokuar. Sipas PDIU kriza politike kalohet duke u bashkuar dhe kaluar reformën në drejtësi. Besojmë se kjo reformë dhe pasojat e saj do jenë pozitive. Nuk është e vërtetë që kjo reformë ka të bëjë vetëm me sistemin e drejtësisë, por me gjithë sistemin politik.

Unë propozoj që të gjenden përpjekjet për të dalë nga kjo krizë. Jemi gati të ulemi me këdo që të çojmë para këtë reformë. Nuk kemi treguar se ne dimë të kalojmë krizat politike.

Nuk di si do zgjidhet kjo krizë.”- tha Shpëtim Idrizi./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori