Parashikimi i motit për datën 4 nëntor 2022

Të premten, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe më tepër përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 4-6m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 21°C

në zona e ulëta 5 deri 24°C

në zona bregdetare 10 deri 24°C