Idrizi: I kënaqur që pritem si biri i Çamërisë (FOTO LAJM)

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndodhet sot në Prekaz për të bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar dhe familjes së tij.

Në krye të një delegacioni nga Shqipëria, ku është pjesë edhe Abaz Hado kryetar i shoqatës “Çamëria”, Shpëtim Idrizi është bashkuar me Nexhmi Muqiqin, kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë dhe bashkë me ta kryetarët e degëve nga të gjitha trojet shqptare, për të bërë homazhe në memorialin e familjes Jashari. Më pas delegacioni shkoi për vizitë në kullën e Jasharëve.

Kam ardhur dhe do te vi gjithmonë në respekt të veprës madhështore të heronjve të gjithë kombit shqiptar. Ndjehem mirë që gjithmonë jam i mikpritur si një bir çamërie, sepse zemra na rreh njëlloj, si mbarë shqiptarëve në të gjithë trevat shqiptare.

Pëfaqësuesi i Familjes Jashari falenderoi Kryetarin e PDIU-së duke shprehur kënaqësinë që sot kishte një pjesë të çamërisë. Ai shprehu mirënjohjen dhe theksoi se shqiptarët më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë.

Përfaqësuesit të familjes Jashari iu dorëzua kostumi i trevave të çamërisë si edhe madalioni i mirënjohjes për familjen Jashari nga Shoqata Çamëria./albeu.com/

Shtuar më 06/03/2017, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori