Idrizi direkt nis sulmet ndaj Ramës, i quan arrogantë
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha si dhe kalimin zyrtarisht të forcës politike që ia drejton me opozitën.

Idrizi tha se përballë një opozite arrogante duhet një opozitë e fortë.

‘Sot patëm një diskutim me zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar.

Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë’- tha Idrizi.
Shtuar më 16/09/2018, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori