Aksident në mes të Fierit, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është shënuar rreth orës 21:30 pranë vendit të njohur si pallatet e sharrës në Fier. Dy automjete “Mercedes-Benz” janë përplasur me njeri tjetrin duke sjellë edhe lëndimin e drejtuesve të mjeteve.

Mësohet se si pasojë e plagëve të marra është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit drejtuesja e njërit prej mjeteve e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu e po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 17.03.2023 22:09