Identifikohet viktima qe u qëllua me breshëri kallashnikovi në Laç
Viktor Shkorreti dyshohet se është personi që ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti të çastit në Laç.

25 vjeçari raportohet se është konfliktuar me disa bashkëmoshatarë të tij pranë banesës në afërsi të Gjykatës së Laçit, aty ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si shkak paraprak i vrasjes së të riut dyshohet një konflik i çastit për një vend parkimi.

Policia njofton se ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe ka nisur kontrollin për krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Shtuar më 13/06/2019, ora 00:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori