Identifikohet mamaja shqiptare që u vetëvra pasi masakroi me thikë djalin 7-vjeçar
Një grua shqiptare në Itali, nëna e dy fëmijë me partner Italian, sot ka gjetur vdekjen pasi u hedh nga kati i 8 i pallatit ku jetonte.

Mësohet se gruaja shqiptare vuante nga probleme të mëdha shëndetësore, gjithashtu ajo para se të hidhej ka goditur me thikë disa here djalin e saj vetëm 7 vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasjen. Mediat italiane bëjnë me dije se ajo quhet Elida Zero dhe jetonte në Torino të Italisë.

Elida jetonte në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano së bashku me burrin e saj italian dhe dy fëmijët.

Fëmija i plagosur, Joeli, u transportua në spitalin pediatrik ”Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA.

Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori