Identifikohet “grupi i zjarrit” në Dukagjin
Pëlqej
Identifikohet grupi personave që kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë të përfshira në aksionin për asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella në komunat e zonës së Dukagjinit.

Sipas njoftimit të policisë, Policia e Shtetit dyshon se janë nëntë personat që kanë qëlluar ndaj helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes një ditë më parë. Plumbat janë lëshuar në kohën kur helikopteri ka kaluar në fshatin Pult, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme. Bernard, Kol dhe Mentor Bungaja, Lekë Thani, Nikollë, Shpati, Niko Tonaj, Pal Dushku, Gjin Guri dhe Gegë Kola janë emrat e publikuar nga policia ku vendoset edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për këdo që ndihmon në kapjen e tyre.

Por pavarësisht rezistencës, policia bën të ditur se do të vazhdojë me operacionin anti-kanabis dhe u bën thirrje familjarëve dhe të afërmve të këtyre nëntë personave që të tërhiqen dhe të mos kundërshtojnë punën e policisë në zbatim të ligjit. Një ditë më parë, nisur nga rezistenca me armë zjarri drejt Dukagjinit janë nisur forca shtesë policore që iu bashkuan 150 efektivëve të përfshirë në aksion. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori