Identifikohet ekzekutori i Ravik Gurrës, Artan Hoxha thotë nga ka ardhur
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra pak ditë më parë në Elbasan. S

Sipas gazetarit Artan Hoxha, vrasësi ka ardhur nga jashtë dhe ka një trup mesatar. Kamerat kanë fiksuar momentin kur ai është futur në lokal, edhe pse ai kishte vendosur kapele dhe maskë.

Ndër të tjera Hoxha tha se në bazë të informacioneve rezulton se vrasësi i Gurrës nuk është larguar nga Shqipëria.

"Kamerat e sigurisë janë detyruar të fokusojnë hapsirat përpara binzneseve. Autori është përpjekur të mbulohet duke përdorur një kapele sportive dhe një maskë. Rezulton se është një person me trup mesatar. Ka dyshime se është nje person i cili ka hyrë nga jashtë, është shtetas shqiptar dhe nuk më rezulton se është larguar nga Shqipëria", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori