Identifikohet autori që plagosi me armë zjarri të riun në Durrës
Policia e Durrësit ka bërë të ditur me anë të një njoftimi se ka identifikuar autorin qe plagosi te riun Marvin Paja mbrëmjen e sotme ne lagjen Nr.18.

Sipas policisë është shpallur në kërkim shtetasi Gj. SH. 31 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50, në lagjen Nr. 18 është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.P. 23 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi I mësipërm ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Gj.
SH. 31 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori