Identifikohet autori që kërcënoi Ramën
Një person është në hetim pasi akuzohet se ka kërcënuar përmes disa letrave kryeministrin Edi Rama. Raportohet se letrat dërguar me anë të një zarfi mbajnë datën 30 gusht 2016.

Lidhur me këtë rast, në hetim është shtetasi Xhibrilimine Keça, 57 vjeç, nga Korça, pasi i dërgoi letër kërcënuese kryeministrit.

Letrat të cilat tashmë i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm organit të Prokurorisë, kishin përmbajtje kërcënuese, që nxisin urrejtjen, ose grindjen.

Pas identifikimit të personit që shqetësoi kryeministrin, u zbuluan edhe detaje nga jeta e autorit. Ai rezulton një person me probleme mendore, madje i shtruar dhe trajtuar edhe në spitalin Psikiatrik të Elbasanit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori