Identifikohen dy autorët e atentatit me vrasje në Vlorë
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e atentatit me vdekje në Vlorë të ndodhur dy netë më parë.

Drejtori i policisë së qytetit bregdetar u shpreh se është zbardhur dinamika dhe janë identifikuar autorët e dyshuar.

Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Vasil Dervishaj.

Dyshohet se dy persona kanë marrë pjesë në vrasjen e 29 vjeçarit pronar i një lokali dhe sipërmarrës në fushën e kafesë, të ndodhur në një rrugicë në lagjen "Pavarësia"

Nga mbrëmja e 4 qershorit kur ndodhi krimi policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje, si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Autorët e dyshuar të shpallur në kërkim janë:

E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ka qenë drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj ai që ka bërë publike detajet për mediat.

Janë arrestuar dy persona që kanë qenë bashkëpunëtorë:

Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë./albeu.com/

Shtuar më 06/06/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori