Identifikohen autorët e plagosjes se dyfishtë në Laprake
Pëlqej
Identifikohen autorët e plagosjes se dy personave në Laprake. Sipas njoftimit të policisë autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit me inicialet A.B. dhe E.B., të identifikuar nga strukturat e policisë dhe të shpallur në kërkim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Durrësit”, në Laprakë, ku pas një grindje për motive të dobëta, në ambientet e një lokali nate, kanë mbetur të plagosur shtetasit Enio J., vjeç 34, pronar i lokalit, si dhe Luan S., vjeç 31, banues në Tiranë.

“Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një grindje për motive banale mes një grupi personash në ambientet e një lokali nate, ku pas kësaj grindje autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të këtij lokali dhe për pasojë mbetën të plagosur 2 shtetasit e sipërcituar” thuhet ne deklaraten e policisë.

Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, të parashikuara nga nenet 76/22/25 dhe 278/4 të Kodit Penal. Nga strukturat e Policisë së Tiranës vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori