Identifikohen 3 të dyshuarit e sulmit terrorist në Paris
Policia franceze ka njoftuar se ka arritur të identifikojë tre të dyshuarit për sulmin terrorist në revistën “Charlie Hebdo”.

Lajmi për identifikimin e të dyshuarve është konfirmuar për CNN nga zv.kryetari i Bashkisë së Parisit, Patrick Klugman.

Sipas Klugman, policia ka identifikuar një 18, 32 dhe 33 vjeçar, duke shtuar se 32 dhe 33-vjeçari janë franko-algjerianë të lindur në Paris e që kanë luftuar në Siri, ndërsa i riu 18-vjeçar dyshohet se i ka ndihmuar.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se policia franceze ka mësuar vendndodhjen e tre terroristëve që sulmuan redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” që vranë 12 persona.

Policia është duke kërkuar dy vëllezër në zonën e Parisit kurse një tjetër në veri-lindje të qytetit Remims.

Ndërkohë, gazeta franceze "Le Point" ka publikuar edhe emrat e tre të dyshuarve për sulmin terrorist. Emrat e sulmuesve mendohet të jenë Cherif Kouachi, Said Kouachi dhe Hamyd Murad. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori