Identifikohen 2 vrasesit e masakres se 4 te rinjve ne tavernen "Olalba"
Albeu.com
"Pas nje pune intensive Policia e Tiranes, arriti te identifikoje dy te dyshuarit per vrasjen e 4 te rinjve ne tavernen "Olalba", prane Gardes se Republikes". Keshtu ka bere te ditur para pak minutash zedhenesja e policise se Tiranes, Alma Katragjini.Pas masave te marra nga policia e Tiranes, postoblloqet e ngritura ne gjithe kryeqytetin blute munden te identifikojne si autore te dyshuar te kesaj vrasjeje, shtetasit Ilir Vehbi Govaci 33 vjec, qe eshte dhe pronari i tavernes ku ndodhi vrasja, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane si dhe Ismet Riza Oruci, 30 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane, i denuar dhe me pare per trafik te lendeve narkotike, trafikimit te femrave, vjedhjes se banesave, etj.

Masakra ka ndodhur sot heret ne mengjes ku u ekzekutuan per vdekje me arme 4 te rinj, Ali Ibrahim Beca, 29 vjec, Altin Bari Xhepaxhiu, 34 vjec, Alban Femi Kruja, 35 vjec dhe Elvis Skender Berberi, 25 vjec, te gjithe banues ne qytetin e Shkoderes. Nga hetimet paraprake policia dyshon se ngjarja mes autoreve e viktimave ka ndodhur per motive te dobta. Nderkohe vazhdojne hetimet nga prokuroria per kapjen e autoreve. news24
Shtuar më 17/09/2005, ora 03:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori