Idajet Beqiri: Më rrahu Sali Lusha me 8 banditë nga Tropoja, i urdhëroi Berisha
“Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg”.

Fjalitë e mësipërme të thëna nga Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, kundrejt avokatit Idajet Beqiri, bënë që ky i fundit t’u përgjigjet nëpërmjet një prononcimi.

Avokati Beqiri thotë se personi që ka ushtruar dhunë ndaj tij në fillim të vitit 1998, ka qenë vetë Sali Lushaj bashkë me tetë banditë nga Tropoja.

Por çfarë ka ndodhur në fillim të vitit 1998, që sot po kthehet në “mollë sherri” mes ish-truprojës së Berishës dhe Idajet Beqirit. Avokati tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, kur disa persona i janë “sulur” dhe e kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke e lënë të plagosur. Në atë ngjarje, nuk mohon të ketë qenë i pranishëm Izet Haxhia, të cilin sot e mbron në procesin gjyqësor të rinisur në Gjykatën e Tiranës për të rigjykuar dosjen për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Për rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij, avokati Beqiri thotë se Sali Lushaj u arrestua, ndërsa përdori mikun e tij të ngushtë që të kërkonte falje për atë çfarë kishte bërë.

“Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje. Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…!”, tregon Idajet Beqiri.

Ndërsa tregon se për dhunën e ushtruar ndaj tij, Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim nga Policia. Pas disa ditësh, Haxhia është arrestuar në shtëpinë e të ndjerit Azem Hajdari, kjo sepse tregon avokati, Azemi dhe Izeti ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Sali Lushaj është liruar nga burgu dhe sipas Beqirit, i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar falje për dhunën. “Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose ‘psikopat Sala’, siç e quajti Sali Lusha”, thotë avokati.

PRONONCIMI I PLOTË

Në fakt, personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Dy ditë më parë, në fillimvitin 1998, unë dhashë një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta: “A mendoni se Sali Berisha do të futet në burg për krimet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”. Unë u përgjigja: “Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vend as atje për t녔.

Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me germa të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë. Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “P***”. E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD-në. Ishte ora 15:00. Sali Berisha doli nga Selia e PD-së dhe hipi në “Benz”. Më pa mua vetëm para selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës.

Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. “Na ndërseu Berisha”, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha.

Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.

Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…! Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient. Më thirri prokurori te “Burgu 313″, për të realizuar procesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të burgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dhunuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thën녔Është ky… është ky… etj.”

Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë iu drejtova atij drejtpërdrejtë: Po ti ishe? Sali Lusha u step dhe uli kokën… Ky, i thashë prokurorit, është burrë. Po të ketë qenë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vetë! Sali Lusha nuk foli. Atëherë unë i thashë prokurorit: Atëherë, ky Sali Lusha nuk ka qenë, po të ishte, ky është burrë dhe do e pranonte vet”. Mbi bazën e deklarimit tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në burg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim. Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga burgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose “psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha. Kjo është e vërteta e kësaj ngjarjeje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve.

Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish-Sigurimi i Shtetit, pastaj ish-SHIK-u i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha, si në rastin konkret me intervistën që ka dhënë në Gazetën “Panorama“, e cila nga çdo pikëpamje ishte sa qesharake dhe e pavërtetë, aq edhe groteske dhe e pabesueshme. Kur të vij si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetat dhe papërgjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë./Panorama
Shtuar më 30/11/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori