Idajet Beqiri: Kontestojme emrin e ri te Republikes se Maqedonise
Pëlqej
Albeu.com
Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar ka kontestuar sot propozimin e bere nga deputeti i OKB-se Metju Nimic per emrin e ri te republikes se IRJM. Sipas sekretait politik te kesaj partie, Idajet Beqirit, emertimi i ri eshte nje provokim i rende qe i behet ndjenjave kombetare te popullit shqiptar. "Ta quash IRJM "Republika e Maqedonise-Shkup", do te thote te rivrasesh per te dyten here identitetin tone kombetar, te krijuar me aq shume sakrifica e privime tragjike"-shprehet zoti Beqiri duke shtuar se Shkupi eshte vendbanim i hershem i paraardhesve tane. "Ai ka ekzistuar dhe ekziston ne kuader te hapesires shqiptare, duke qene pjese e teresise sone kombetare"- vijoi me tej z. Beqiri. Lidhur me kete fakt FBKSH-ja apelon para OKB-se dhe faktoreve te tjere nderkombetar qe te parandalojne provokimin e rende qe i behet popullit shqiptar dhe kombit te tij me propozimin per te emertuar IRJM-ne si "Republika e Maqedonise- Shkup". Sipas sekretarit Beqiri, problemi i emrit te ardhshem te IRJM-se nuk eshte vetem nje problem i Greqise dhe Maqedonise, por edhe i Shqiperise duke qene se perfshirja e kesaj te fundit do t'i sherbente paqes dhe stabilitetit te rajonit te Ballkanit. Ne fund, kjo parti deklaron se nuk do te njohe asnje republike te IRJM nese brenda emertimit te saj nuk do te kete pjese te Shqiperise. News 24
Shtuar më 10/04/2005, ora 21:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori