ICO: Ndarja e Kosoves eshte e papranueshme
Albeu.com
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Andy McGuffie ka thënë se për bashkësinë ndërkombëtare çfarëdo ndarje e Kosovës është e papranueshme. Bashkësia ndërkombëtare, sipas tij, përjashton mundësinë ...... e këmbimit të territoreve të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.

“Zyra Civile Ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë si dhe shtetet që kanë marrëdhënie me Kosovën, mbështesin integritetin territorial të saj në formën e tanishme”, ka thënë MkGufie për “B92”, duke u përgjigjur rreth deklaratës të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, në rast se serbët insistojnë në ndarjen e veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se qëndrimi i ICO-s është se ndarja eventuale e kësaj pjese të Kosovës, ose këmbimi i saj me trevën e Luginës së Preshevës, nuk është praktik. “Duke e shikuar perspektiven evropiane të Kosovës, shtetet evropiane synojnë që si një nga vlerat kryesore të ruajnë shoqërinë multi-etnike, ku njerëzit do të jetojnë bashkë, pa përpjekje për t’u ndarë”, ka thënë MkGufie.
Shtuar më 12/02/2010, ora 16:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori