Ichinger: Ndarja e Kosoves nuk eshte e pershire ne programin tone
Albeu.com
Ichinger ka deklaruar se baze e punes se treshes negociatore eshte rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe parimet e Grupit te Kontaktit ne te cilat perjashtohet ndarja e Kosoves.Perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne negociatat per statusin e Kosoves Vofgang Ichinger ka deklaruar se baze e punes se treshes negociatore eshte rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe parimet e Grupit te Kontaktit ne te cilat perjashtohet ndarja e Kosoves. Megjithate Ichinger ne nje interviste per gazeten "Zidojçe Cajtung" ka thene se "risia qendron ne ate se treshja eshte pajtuar se do te pranohet çfare do rezultati per te cilin do te bien dakord palet".

Ichinger ka shtuar se treshja ne fund te muajit do te zhvilloje rundin e ri te bisedimeve te ndara me serbet dhe shqiptaret dhe eshte planifikuar qe nje takim i tille te mbahet edhe ne shtator. "Takimet do te mbahen ndaras me delegacionet. Me pastaj shpresojme te kalojme ne bisedime te drejteperdrejta, ndoshta edhe me nje konference ku treshja do ta ndermjetsonte " ka thene Ichinger. Nderkohe perfaqesuesi i Rusise ne treshen negociatore Aleksander Harçenko ka deklaruar sot se "treshja" nuk do te shikoje variantet e zgjidhjes se statusit por vetem do te stimuloje arritjen e kompromisit. (Europa e Lire)
Shtuar më 17/08/2007, ora 09:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori