Ibrahimaj: Fiskalizimi, bizneset në zona pa internet përjashtohen nga procesi 
Të gjitha bizneset që nuk kane akses në internet për shkak të mungesës së valëve do të jenë të pëjashtuara nga procesi i faturimit elektronik, fiskalizimit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj sqaroi se si duhet të veprojnë këto subjekte.  

Ligji dhe aktet nënligjore kanë paarshikuar të gjitha altyernativat. Në zonat që nuk ka mbulim me internet mjafton që tatimpaguesi të pajiset me një vërtetim nga akep që operon në zonë e cila nuk ka mbulueshmëri internet dhe ato nuk do të kenë detyrimin e fiskalizimit por do të vazhdojnë të operojënë sicc kanë operuar deri më sot dh do të dërgojnë të dhëna ranë administrative tatimore.”- tha Ibrahimaj

Po ccfarë parashikon ligji i fiskalizimit për bizneset që do të kenë problem me internetin, shkëptujen e tij.  

“Ndërkohë që për subjekte të cilat për shkaqe të ndryshme do të kenë një shkëputje internet ligji ka parashikuar një procedurë standard të dërgimit tëtë dhënave. Nëse int do të mungojë për një afat të caktuar atëherë tatimpaguesi do të vijojë të lëshojë fatura dhe në momentin e rilidhjes së internetit ao fatura do të fiskaliziohen. Ndërkohë që nëse ky process zgjat më shume se 48 orë do të duhet që tatimpaguesi të vërtetojë qe faji I moslidjes me internet është I ofruesit të shërbimit. “ – theksoi Ibrahimaj në Përballë.  
Shtuar më 05/01/2021, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori