Ia mori jetën COVID-19, kërkesa që i bëri qeverisë 37-vjeçari disa javë më para
Ditën e sotme janë shënuar 4 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19, një prej tyre, një 37-vjeçar nga Korça.

Lorent Kreka është biznesmeni 37-vjeçar nga Korça që ndërroi jetë nga koronavirusi ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Në fillimet e pandemisë, kur qeveria i caktoi rregullat në bazë të zonave që i cilësonte të gjelbra dhe të kuqe, Lorenti shprehej se mendonte që ishin jashtë rrezikut dhe e mbante hapur lokalin e tij tek pazari i tij.

Lorenti thoshte se vendimet e papritura të qeverisë i dukeshin si lojë “ping pong”, ndaj i bënte thirrje që të ishin më të qartë.

"Ne nuk kemi informacion që qeveria ka dhënë urdhër për mbyllje të aktivitetit. Si zonë e gjelbër mendoj se jemi jashtë rrezikut dhe vazhdojmë aktivitetin rregullisht.

Ne zonë e gjelbër, këta na vijnë papritur, njëherë hape njëherë mbylle sikur lozin ping pong. Nuk di çfarë të them. I bëj thirrje qeverisë që të jetë më e qartë, kjo është përgjigjja jonë", tha Lorent Kreka.

Vetëm disa muaj pas kësaj deklarate, u infektua me virusin Sars-Cov-2 dhe u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku ndërroi jetë nga sëmundja.
Shtuar më 16/10/2020, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori