Ia doli! Deputeti socialist mposht me sukses COVID-19
Deputeti i PS Eljo Hysko ka rezultuar negativ në testin e fundit COVID-19.

Lajmin e ka dhënë Turjani, vëllai i tij, i cili ka bërë një postim në “InstaStory”, ku shkruan se nuk ia merrte mendja se do të ndjehej aq mirë ndonjëherë ti thonin që vëllai ishte negativ.

"Nuk ma merrte mendja që do të gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si “Negativ””, shkruan Turjani me shaka ndërsa ka bërë tag edhe vëllain e tij. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2020, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori