Vrasja e të miturit në Gramsh, gjykata lë në burg 4 adoleshentët

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 adoleshentët, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 15-vjeçarin Fation Bici.

Të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, dyshohet se pas një konflikti goditën me thikë viktimën dhe kushëritin e tij, 15-vjeçarin Marko Liçi.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi në lagjen Holtas, në  vendin e quajtur ish-Poligoni i Ndërtimit.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika, ku njëra është në ngjyrë metalizato dhe një pjesë ngjyrë gri si dy doreza përforcuese grushti, ngjyrë si të bronzit.

Autori i dyshuar ka treguar në dëshmi se ka shkuar në shkollë si zakonisht me 3 shokët e tij. Ai ka thënë se që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh.

Aty janë sharë me njëri-tjetrin, por debatet kanë vijuar edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer në qytet ku janë share me njëri tjetrin.

Autori thotë se së bashku me tre shokët e tij kanë vendosur që të shkonin ta takonim personin me të cilin kishin konflikt dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë mosmarrëveshjen.

Pas mësimit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drizë, tre shokët kanë shkuar me makinën e mësuesit në qytetin e Gramshit, duke I paguar atij për transportin edhe 1 mijë lekë të reja. Me të mbërritur në qytet grupi I tre të rinjve ka takuar më pas me E.K.

Ata kanë shkuar tek shkolla “Asllan Shahini” dhe kanë parë djalin me të cilin kanë pasur konflikte bashkë me shokët.

Ne dëshmine e tij autori I dyshuar I ngjarjes thote  “se personi me flokët kaçurrela, më ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment  nuk e kam  menduar gjatë, pasi më  janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, kam nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur’. Edhe një tjetër prej djemve sqaron se “O.Ç po përpiqej të sqaronte muhabetin.

Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau E.K, ndërsa E.K ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë E.K., i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar” thote njeri prej djemve. Sipas dëshmive, katër djemtë janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës.

Gjatë rrugës autori u ka treguar thikën e gjakosur djemve të tjerë, të cilën dëshmitari deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke me thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Në momentin e arrestimit nga policia, E.K., e kishte hedhur dorezën e gjakosur në tokë. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do ti përdornin ndaj njëri-tjetrit.