Ia bëri "gropën" kunata, si shkoi policia tek Klement Çala për grabitjen e Rinasit
Është zbuluar më në fund mënyra sesi policia ka mbërritur tek Klement Çala, një ndër persona e dyshuar si të përfshirë drejtpërdrejt në grabitjen spektakolare të Rinasit.

News24 raporton përmes burimeve hetimore se familjarë të Klement Çalës janë shqetësuar kur kanë parë lajmet më 9 prillin e grabitjeve e posaçërisht kur kanë mësuar se një grabitës ka mbetur i vrarë. Kunata e Klement Çalës ka folur me të tjerë familjarë me shqetësimin se mund të ishte Klementi ai që kishte mbetur i vdekur.

Pas telefonatës së kunatave, janë mbledhur informacione në rrugë operative dhe kanë gjetur servisin si edhe mbetje të furgonit. Pikërisht në atë kohë Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë. Deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vendndodhjen e parave të grabitura në Rinas.

Kushëriri i Klement dhe Eldi Çalës, ka rrëfyer se ishte punësuar në servisin e Eldit në Elbasan 5 muaj para se të ndodhte grabitja. Pikërisht këta të dy e kanë prezantuar me Admir Muratajn, të cilin e thërrisnin me pseudonimin “daja”. Në këtë prezantim Murataj i ka kërkuar modifikimin e furgonit, të cilit iu vendos më pas edhe mbishkrimi “Hetimi Tatimor”.

“Furgoni ka qënë tip tjetër dhe e bëmë Volkswagen. Më kërkuan bateri shtesë në pjesën e parë. Aty ka ardhur edhe Olti (Veseli) dhe nje person me emrin Tani. Më pas kam mësuar që mjetet janë përdorur për grabitje. Nuk kam ditur gjë që do realizohej grabitja”,- ka thënë ai.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet ndër të tjera që Bengasi i ka identifikuar grabitësit e tjerë nëpërmjet fotove. Hetuesit i kanë nxjerrë atij foto të të dyshuarve dhe ai ka identifikuar ata që njihte apo kishte takuar.
Shtuar më 24/04/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori