Ia bënë vëllain shoshë nga plumbat, reagon ish-deputeti i PS-së
Pëlqej
Ish deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me vrasjen e vëllait të tij.

Me anë të një statusi prekës në Facebook, Ndoka ka rrëfyer jetën e vëllait të vrarë me breshëri kallashnikovi shumë pranë shtëpisë.

"Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice."- shkruan ish-deputeti në Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

“Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore.

Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.

Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice.

Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajses Vellai im i dashur! /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2017, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori