Kjo ështe e besuara e Ramës që i zuri vendin Tahirit në PS (FOTO LAJM)

Pas përjashtimit të Saimir Tahirit nga kryesia e PS-së, në vendin e tij si drejtues i PS-së në Tirana është emëruar deputetja Blerina Gjylameti.

Dhënien e kësaj detyre ajo e ka quajtur një përgjegjësi të jashtëzakonshme që kërkon 2 fish energji.

Gjylameti falënderon kryetarin Edi Rama që i besoi këtë post të rëndësishëm dhe paraardhësin në detyrë Saimir Tahirit.

Postimi i plotë:

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë.

Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialisitëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj parardhësin e kësaj detyre , Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

#Cdogjeështëemundurnësejemibashkë! /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2017, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori