I zhytur në borxhe, shkodranit i vendosin tritolin në garazh
Pëlqej
Policia e Shkodrës ka zbardhur detajet e para në lidhje me shpërthimin e ndodhur dje në lagjen "Salo Halili".

Lënda shpërthyese është vëndosur në qepenin e garazhit të një banese. Pas kësaj ngjarje, policia ka shoqëruar 8 persona.

Mësohet se shkak i ngjarjes jane konfliktet që shtetasi F.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Informacion paraprak

Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale.

Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K eshte i biri i shtetasit S.K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen

Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori