I zhvati italianit mijëra euro, kjo është Natasha nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Një 28-vjeçare shqiptare është vënë në pranga nga policia italiane pasi u arrestuar se i ka zhvatur një biznesmeni italian me të cilin kishte një marrëdhënie rreth 33.500 euro.

Vajza në galerinë më sipër është e arrestuara Natasha Kaciqi, 28 vjeç.

Ngjarja

Fillimisht shqiptarja i ka kërkuar të dashurit të saj 55-vjecar një apartament në Shqipëri ku do jetonin së bashku, por pasi lidhja është ndërprerë ajo ka vijuar t’i bëjë presion se do i tregonte gjithçka bashkëshortes së tij dhe t’i zhvasë para biznesmenit që ishte i martuar.

Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene të hënën ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish- të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. 28-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s.

Në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 28-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori