E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
I 'zhdukur' që nga lajmi i para-infarktit, reagon Rama: O pika që s'ju bie


Edi Rama prej katër ditësh nuk është prononcuar në mediat dhe as në kanalin e tij ERTV në Facebook.

Kujtojmë që po para 4 ditëve në media u shpërnda një lajm ku thuhej se Rama kishte pësuar një para-infarkt.

Gjithashtu ditët e fundit u përfol se Kryeministri gjendej në Berlin për të kryer vizita mjekësore.

Ndërkohë në lidhje me këto lajme ka reaguar për së dyti, vetë Edi Rama me anë të një statusi në TWitter.

"Po boll o boll, boll se s'kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s'ju bie kur thonë plakat👎", shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori