I zhdukur në përroin e thellë, prej një jave kërkohet adoleshenti
Një 18-vjeçar, i identifikuar Ardian Zabit Pali ka një javë që kërkohet nga banorët dhe familjarët pasi humbi në malin e Korabit, përkatësisht në përroin e thellë të Rekës së Epërme në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

Pas kërkimeve intensive të familjarëve dhe banorëve të zonës nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Banorët dhe familjarët kërkojnë që strukturat shtetërore të vihen në lëvizje me palën maqedonase për organizimin e punës, gjetjen dhe sjelljen e tij pranë familjes.

Thuhet se vetëm një ditë kanë qenë dy policë deri në bjeshkë dhe ditë tjera nuk janë angazhuar për ta kërkuar.
Shtuar më 27/05/2020, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori