I zhduket vajza bashkë me të bijën e mitur, tiranasi jep alarmin në polici
Një 23-vjeçare nga Tirana është zhdukur prej dy ditësh së bashku me fëmijën e saj.

Denoncimin në polici e ka bërë babai i vajzës, shtetasi me iniciale N.P, 58 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.

58-vjeçari u shpreh se nuk ia ka idenë se ku ndodhet vajza dhe se ajo bashkë me fëmijën e saj, janë larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11. 09. 2018, shtetasi N. P., vjeç 58, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. P., vjeçe 23, së bashku me fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori