I zë vendin moderatorit të njohur, Fevziu shkakton tërmet në Top Channel
Kalimi i Ylli Rakipit me emisionin e tij "Të paekspozuarit" në Top Channel bëri shumë bujë në media, por si duket marrëdhënia e tij në TCh po shkon drejt fundit.

Ka qënë gazetari Ylli Rakipi i cili e ka dhënë lajmin në fund të emisionit të tij, duke dhënë mbrëmjen e djeshme emisionin e fundit.

"Ky ishte emisioni i fundit. Faleminderit që na keni ndjekur bashkë me ato probleme që mund të kemi pasur. Gjithsesi Ju faleminderit! Natën e mirë!", u shpreh moderatori në fund te emisionit.

Por, çfarë po ndodh brenda Top Channel?

Largimi i Blendi Fevziut drejt Top Channel tashmë është një fakt i kryer. Largimi i Rakipit nga ky televizion vulos njëher e mirë, lëvizjet e mëdha të Ben Blushit.

Mësohet se më herët mes Ylli Rakipit dhe ish-deputetit të PS-së ka pasur përplasje të mëdha.

Nuk dihet ende zyrtarisht nëse Rakipi do të shkëpusë çdo marrëdhënie me Top Channel por ardhja e Blendi Fevziut në këtë televizion do t'a nxirrte atë në plan të dytë. /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2018, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori