I zë korenti, dy persona transportohen në spital në gjendje të rëndë
Dy persona janë zënë sot nga korenti teksa hapnin një pus në banesën e tyre në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kënetës, në lagjen nr 15 ku dy persona meshkuj kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në momentin që po hapnin një pus ne oborrin e baneses.

Mësohet se njëri nga personat ndodhet aktualisht në reanimacion kurse tjetri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori