I zbuloi lidhjen e pasionit, Marsida ka një mesazh për të ëmën e viktimës: Nënë mos qofsh!
Ngjarja në banesën e parukieres Marsida Qatja, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një polic tronditi mbarë opinionin publik.
Menjëherë pas ngjarjes, u hodhën dritë mbi rrethanat dhe lidhjet mes
viktimës dhe
nënës së tre fëmijëve.
Dyshohet se mes Marsidës dhe
viktimës,
Dritanit ka pasur një lidhje intime, lidhje e pohuar nga
nëna e të ndjerit e cila deklaroi se ishte një lidhje pasioni jo serioze.
Ditën e sotme për mediat, ka folur Marsida Qatja e cila i ka dhënë një mesazh edhe
nënës së
viktimës duke iu shprehur se i
vjen keq për humbjen.
“
Nënës së
Dritanit do t’i thoja se më
vjen shumë keq. Nuk do doja që të arrinte deri këtu.
Nëna e
Dritanit është nënë dhe nënë mos qofsh, se nënë jam vetë.
Nëna e
Dritanit është viktima e parë e
Dritanit. Më
vjen keq që shprehem kështu.
Më
vjen keq që
nëna e tij do ta dëgjojë dhe do të lëndohet. Nëse ka një viktimë të dhunuar, e para është
nëna e
Dritanit”-tha Marsida Qatja. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 16:38