I vuri zjarrin pyllit për interesat e veta, kapet autori
Policia e Tiranës ka arrestuar një 57 vjeçar si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush të Vaqarrit.

Pas njoftimit se kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" i shtetasit I.A., 57 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi
Tiranë

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" i shtetasit I.A., 57 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 13/09/2020, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori