Arrestohet durrsaku që dogji 67 vjeçarin
Një 65 vjeçar është arrestuar në lagjen Nr. 16 në Durrës pasi tentoi të digjte për motive të dobëta një shtetas.

67 vjeçari momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes, akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Njoftimi i policisë

Durrës

Tentoi të digjte më lëndë djegëse për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë autori.

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në lagjen Nr.6, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të djegë me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.


Shtuar më 11/06/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori