I vuri flakën nënës, flet e motra: Skishte para t’i jepte, shpëtoi se futi kokën në ujë…
Vetëm para disa ditësh një 52-vjeçare u sulmua nga djali i saj i cili tentoi ta digjtë atë me benzinë.

Mësohet se për momentin nëna 52-vjeçare gjendet e shtruar në pavionin e Kirurgjisë në Spitalin e Korçës ndërsa mjeku Bujar Isaku tha se 52-vjeçarja ka djegie në fytyrë dhe këmbë, që janë të shkallës së dytë.

Ai thotë më tej për "Shekullin" se çdo gjë është nën kontrollin e mjekëve të spitalit, duke lënë kështu të kuptojë se nëse do jetë e njëjta situatë shumë shpejt mund të largohet nga spitali.

Por, mjeku korçar nuk e përjashton mundësinë e dërgimit në kryeqytet, kjo gjithnjë në qoftë se situate do jetë ndryshe nga kjo e këtyre ditëve.

Suela Kreka, vajza e 52-vjeçares, tregon se si i vuri flakën i vëllai nënës së tyre dhe si e ka gjetur të vetme në shtëpi. Suela, kur shkuat në shtëpi si e gjetët nënë?

Në një gjendje të rëndë, një gjendje shumë e frikshme. Për fatin e mirë edhe duke qenë krejt e vetme ka reaguar me shpejtësi. Ndryshe situata do të ishte më e rëndë, por nuk përjashtohet mundësia që flakët të ishin përhapur në të gjithë trupin.

Kur keni hyrë në dhomë nëna reagonte?

Po, po reagonte. Madje arriti të më tregonte të gjitha çfarë kishte ndodhur.

Çfarë kishte ndodhur?

Vëllai i kishte kërkuar lekë dhe se ajo i kishte thënë se nuk kishte para as për të blerë bukë. Por, ai ngulte këmbë se i donte më patjetër lekët.

Kur për të disatën herë ka marrë përgjigje negative nga nëna është larguar për një moment dhe ka shkuar në banjë, aty gjendej një bidon me benzinë, të cilin nëna e përdorte kryesisht për të ndezur zjarrin në mëngjes. Nëna më tregoj se e ka spërkatur me benzinë në të gjithë trupin dhe më pas, duke u larguar i ka vënë flaken.

Reagimi i nënës?

E vetme ka shkuar zvarrë deri tek çezma e ujit aty ku së pari ka futur kokën në ujë. Më pas ka shuar zjarrin nga trupi dhe më shumë vështirësi ka arritur të bëjë të njëjtën gjë edhe në pjesët e tjera të trupit. Për fatin e keq djegiet më të mëdha i ka pësuar në fytyrë dhe këmbë.

Ju ku ndodheshit në ato moment?

Në shtëpinë time pasi jam e martuar. Në atë gjendje siç ishte ka arritur të më telefonoj, duke më thënë, “më dogji ai”. Kaq tha dhe unë jam nisur më shpejtësi drejt banesës së saj që për fatin e mirë e kam shumë afër.

Më pas çfarë ndodhi?

Dola më vrap për të kërkuar një taksi. Për fatin e mirë kam gjetur një të tillë shumë afër shtëpisë së nënës dhe kemi arritur ta sjellim në kohë në spital aty ku më duhet të them se të gjithë mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën ndaj nënës time për trajtimin mjekësor të saj.

Si paraqitet gjendja e nënës tani?

Mjekët na kanë siguruar se çdo gjë është nën kontroll. Plagët më të mëdha i ka në fytyrë dhe këmbë, por mjekët thanë se ato nuk paraqet rrezik për jetën. Problemet sociale në familje Problemet e rënda social-ekonomike në familjen Sadikllari kanë ndikuar në marrëdhëniet në këtë familje, ku i biri i papunë shpeshherë ka qenë tejet problematik. E motra e mohon se i vëllai Emiljan Tushini është një përdorues droge. E ëma ishte martuar dhe jetonin në një shtëpi me njerkun. .

Vëllai juaj njihet si përdorues i lëndëve narkotike?

Nuk jam në gjendje ta them një gjë të tillë. Mund të them se konsumonte pije alkoolike. Nëna më tha se lekët ja kërkonte për të pirë alkool.

Nga ana e vëllait a ka pasur raste të tjera dhune të ushtruar ndaj nënës?

Edhe ka pasur. Në të gjitha rastet mungesa e lekëve është bërë shkak. Por, asnjëherë nuk na kishte vajtuar mendja se gjërat mund të shkonin deri këtu. Me çfarë merret vëllai? Është i papunë, siç janë të papunë edhe nëna e babai, të cilët kanë vetëm një përkrahje sociale. Herë pas here del për punë edhe babai, ashtu siç gjen ndonjë punë provizore edhe nëna. Por,të ardhurat i kanë shumë të pakta. Në kushte të tilla herë pas here ka pasur sherre mes prindërve dhe vëllait./albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori