I vuri flakën hekurudhës, arrestohet 56-vjeçari në Lezhë
Pëlqej
Policia e Lezhës ka arrestuar sot një 56-vjeçar, i cili akuzohet për shkatërrim prone me zjarr.

gjatë ditës së djeshme ai i vendosi zjarrin tokës së tij me qëllim lirimin nga kashta e grurit dhe bërjen gati për t'a rimbjellë por flakët i dolën nga kontrolli duke djegur kështu 30 traversa të linjës hekurudhore që kalonte aty pranë.

Njoftimi i policisë së Lezhës

Arrestohet një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia të linjës hekurudhore Lezhë - Shkodër

Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Simoni, 56 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinavetrenitlinjës Shkodër - Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinavetrenit të kësaj linje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.
Shtuar më 17/07/2017, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori