I vunë zjarrin KZAZ-së në Shkodër, arrestohen 5 persona
Mbrëmjen e djeshme, situata në qarkune Shkodrës ka qenë mjaft e tensionuar.

Punonjës të Bashkisë së qytetit dhe mbështetës të Partisë Demokratike sulmuan ambientet e shkollës “Shejnza Juka”, e cila shërben si KZAZ në kryeqendrën e veriut.


Materialeve që do të përdoreshin në zgjedhjet e 30 qershorit për procesin zgjedhor iu vu flaka, duke detyruar nderhyrjen e zjarrfikeseve per shuarjen e zjarrit.

Policia e Shkodres ditën e sotme ka marrë masat e sigurrisë duke arrestuar 5 persona.

Deri me tani jane ndaluar dhe gjenden ne paraburgim shtetasit Adi Garuci, Aleks Ndoj, Alfred Nikolli, Gentjan Bytyçi. Nderkohe qe ne paraburgim po dergohet kete mengjes edhe Orlando Thepi.

Mes te ndaluarve jane dy police bashkiake, nje specialist zyre dhe qytetare mbeshtetes te PD.

Shtuar më 19/06/2019, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori